Irani kërkon ‘paqe diplomatike’/ Teherani: Përfshirja e SHBA do përshkallëzonte konfliktin

Pas negociatave Teheran – Perëndim që nuk prodhuan asnjë rezultat të premten në Gjenevë, Ministri I Jashtë Iranian Abbas Aragchi deklaroi këtë të shtunë nga Stambolli se populli I tij nuk mund të negociojë me Shtetet e Bashkuara kur vendi I tij është nën bombardime. Aragchi paralajmëroi sërisht se përfshirja e Shteteve të Bashkuara në [...]Read More...

Irani kërkon ‘paqe diplomatike’/ Teherani: Përfshirja e SHBA do përshkallëzonte konfliktin

Pas negociatave Teheran – Perëndim që nuk prodhuan asnjë rezultat të premten në Gjenevë, Ministri I Jashtë Iranian Abbas Aragchi deklaroi këtë të shtunë nga Stambolli se populli I tij nuk mund të negociojë me Shtetet e Bashkuara kur vendi I tij është nën bombardime. Aragchi paralajmëroi sërisht se përfshirja e Shteteve të Bashkuara në këtë konflit në krah të Izraelit do të sillte një situate shumë të rrezikshme ndërsa shtoi se Teherani ka provuar në të shkuarën se mund të arrijë marrëveshje diplomatike.

“Siç e dinë të gjithë, ne ishim në mes të negociatave me Shtetet e Bashkuara dhe duhej të takoheshim për raundin e gjashtë më 15 qershor, pastaj papritmas izraelitët vendosën të na sulmonin më 13, vetëm dy ditë para negociatave. Është e qartë se ata janë kundër diplomacisë, është e qartë se ata nuk duan një zgjidhje paqësore të kësaj çështjeje. “Ne jemi absolutisht të gatshëm për një zgjidhje të negociuar për programin tonë bërthamor, siç bëmë në vitin 2015. E dini, ne patëm një marrëveshje me P5 plus një në atë kohë. Ky ishte rezultat i negociatave, dy vjet negociatash. Dhe pastaj, kur e përfunduam marrëveshjen, e gjithë bota festoi. Pra, kjo do të thotë që diplomacia mund të funksionojë. Por, që të kthehemi te diplomacia, agresioni duhet të ndalet.”

Ministri i jashtëm I Iranit ndodhet këtë të shtunë në Stamboll për takimin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Stamboll atje ku negociatat për ti dhënë fund konflikti në lindjen e Mesme pritet të vijojnë.

Mbrëmjen e të premtes Presidenti Amerikan Donald Trump deklaroi se Irani nuk mund të negociojë më Bashkimin Europian duke thënë se Teherani duhet të mbajë bisedime të drejtëpërdrejta me Washingtonin. Pavarësisht se ka thënë se I duhet të marrë dy javë kohë për të marrë një vendim nëse Shtetet e Bashkuara do të bashkohen me Izraelin për të goditur Iranin, Washingtoni po lëviz më shumë avionë luftarakë drejt bazave të tyre në lindjen e mesme . Të dhënat e gjurmimeve të fluturimeve treguan se Shtetet e Bashkuara kanë lëvizur nga e hëna në të enjte të paktën 52 avionë luftarakë dhe avion transportues armatimesh nga Mesdheu drejt Lindjes së mesme. / abcnews.al