Irani miraton ligjin që pezullon bashkëpunimin me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së

Presidenti i Iranit ka vënë në fuqi një ligj për të pezulluar bashkëpunimin me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së, raportojnë mediat shtetërore. Ligji u miratua nga parlamenti muajin e kaluar për të ndërprerë lidhjet me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, shkruan Sky News. Teherani e ka akuzuar atë se po mban anën e vendeve perëndimore dhe [...]Read More...

Irani miraton ligjin që pezullon bashkëpunimin me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së

Presidenti i Iranit ka vënë në fuqi një ligj për të pezulluar bashkëpunimin me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së, raportojnë mediat shtetërore.

Ligji u miratua nga parlamenti muajin e kaluar për të ndërprerë lidhjet me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, shkruan Sky News.

Teherani e ka akuzuar atë se po mban anën e vendeve perëndimore dhe se ofron një justifikim për sulmet ajrore të Izraelit në centralet e tij bërthamore muajin e kaluar.

Ligji i ri përcakton që çdo inspektim i ardhshëm i centraleve bërthamore të Iranit nga IAEA duhet të marrë miratimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Teheranit./abcnews.al