Irani shkel armëpushimin? Ushtria izraelite: Kemi identifikuar raketa të lëshuara nga Irani

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka identifikuar raketa të lëshuar së fundmi nga Irani drejtuar në Izrael. Sipas IDF, sistemet e mbrojtjes po punojnë për të identifikuar kërcënimet. Alarmet e sulmeve ajrore u aktivizuar në veri të Izraelit pas zbulimit të raketave. Kujtojmë se më herët u arrit një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit, [...]Read More...

Irani shkel armëpushimin? Ushtria izraelite: Kemi identifikuar raketa të lëshuara nga Irani

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka identifikuar raketa të lëshuar së fundmi nga Irani drejtuar në Izrael.

Sipas IDF, sistemet e mbrojtjes po punojnë për të identifikuar kërcënimet. Alarmet e sulmeve ajrore u aktivizuar në veri të Izraelit pas zbulimit të raketave.

Kujtojmë se më herët u arrit një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit, njoftuar edhe nga presidenti amerikan Donald Trump.

Gjithashtu Trump bëri thirrje që palët të mos shkelin marrëveshjen e arritur.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Israel Katz ka paralajmëruar se do të hakmerret kundër sulmeve të Iranit. Sipas mediave ndërkombëtare, Irani ka sulmuar Izraelin duke shkelur marrëveshjen e arritur mes dy vendeve.

Katz thotë se ka urdhëruar ushtrinë të reagojë me forcë ndaj shkeljes së armëpushimit nga Irani, me sulme të rënda kundër objektivave të regjimit në zemër të Teheranit.

Zyrtarët izraelitë kanë deklaruar se Irani ka shkelur armëpushimin dhe se për këtë do të paguajë.

/abcnews.al/