Ish-banorja Briseida Xhelaj ‘godet’ produksionin e BBVA: Unë e di kush e ka të blerë çmimin e madh

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Briseida Xhelaj, ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale vetëm pak orë para finales së madhe të këtij edicioni. Në një status të publikuar në Facebook, Briseida ka ndarë një fotografi nga momenti kur ajo dhe partneri i saj Jori u futën si çift në shtëpinë e…

Ish-banorja Briseida Xhelaj ‘godet’ produksionin e BBVA: Unë e di kush e ka të blerë çmimin e madh
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Briseida Xhelaj, ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale vetëm pak orë para finales së madhe të këtij edicioni.

Në një status të publikuar në Facebook, Briseida ka ndarë një fotografi nga momenti kur ajo dhe partneri i saj Jori u futën si çift në shtëpinë e famshme, si një konkurrent i vetëm.

Megjithatë, vëmendjen më të madhe e ka marrë mbishkrimi i saj ku lë të kuptohet se fituesi është i ditur paraprakisht.

“Edhe pse fituesja doli në 29 Dhjetor. Cili nga këta që janë akoma e fiton BBVIP4 dhe pse? Unë e di kush e ka të blerë çmimin se ua kam thënë në 19… do e dëgjoni që do dali fjala ime”, ka shkruar Briseida, duke lënë të kuptohet se çmimi i madh prej 100 mijë eurosh është vendosur më herët sipas saj.

Xhelaj, e cila me profesion është mjeke, nuk e pati mundësinë të bëhej konkurrente zyrtare, pasi ajo dhe partneri i saj ishin pjesë e shtëpisë së 7 xhuxhave të Borëbardhës, një format paralel brenda BBVA.

Vetëm tre banorë nga ajo shtëpi fituan të drejtën për të hyrë në garën kryesore, por çifti i Briseidës nuk ishte mes tyre.

Statusi i saj ka nxitur komente të shumta në rrjet, ndërsa publiku pret me padurim të shohë nëse parashikimi i saj do të rezultojë i saktë. Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania do të shpallet sonte mes finalistëve Rozana Radi, Gesti, Egli dhe Laerti./Telegrafi