Ish-futbollisti kosovar dënohet me 8 vite burg në Finlandë për këtë arsye

Ish-futbollisti kosovar Albert Kuqi dënohet me 8 vite burg në Finlandë The post Ish-futbollisti kosovar dënohet me 8 vite burg në Finlandë për këtë arsye appeared first on Albinfo.

Ish-futbollisti kosovar dënohet me 8 vite burg në Finlandë për këtë arsye

Gjykata Themelore në Helsinki ka dënuar Albert Kuqin, ish-futbollist nga Kosova, me tetë vjet burg për tri vepra penale lidhur me drogën. Ai, së bashku me dy persona të tjerë, akuzohej për kontrabandimin e rreth 14 kilogramëve kokainë në Finlandë gjatë viteve 2024–2025, prej të cilave 9.5 kilogramë kishin arritur në treg, transmeton albinfo.ch.

Kuqi u gjet fajtor për sigurimin e banesës për grupin, klientëve dhe mbledhjen e parave, megjithëse roli i tij ishte më i vogël krahasuar me Lulzim Gërxhaliun dhe Ergi Tushën, të cilët u dënuan me mbi 10 vite burg si organizatorë të trafikut.

Prokuroria tha se grupi kriminal, prej 13 personash, kishte përfituar rreth 360 mijë euro nga aktiviteti i paligjshëm. Dhjetë të akuzuar u dënuan, ndërsa tre u liruan. Vendimi mund të apelohet.

Kuqi ka luajtur në nivelet më të larta dhe më të ulëta të futbollit në Finlandë, duke u pensionuar në vitin 2018./Albinfo.ch.

The post Ish-futbollisti kosovar dënohet me 8 vite burg në Finlandë për këtë arsye appeared first on Albinfo.