Ish Presidenti sërish në burg/ Seul, rrezikon prishjen e provave të hetimit për gjendjen ushtarake

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është vendosur sërish në paraburgim pas miratimit të një urdhri arresti nga Gjykata Qendrore e Seulit, në kuadër të hetimeve të pavarura lidhur me shpalljen e gjendjes ushtarake në dhjetor të vitit të kaluar. Sipas këshilltarit të pavarur që udhëheq hetimin, masa u mor herët në mëngjesin [...]Read More...

Ish Presidenti sërish në burg/ Seul, rrezikon prishjen e provave të hetimit për gjendjen ushtarake

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është vendosur sërish në paraburgim pas miratimit të një urdhri arresti nga Gjykata Qendrore e Seulit, në kuadër të hetimeve të pavarura lidhur me shpalljen e gjendjes ushtarake në dhjetor të vitit të kaluar. Sipas këshilltarit të pavarur që udhëheq hetimin, masa u mor herët në mëngjesin e së enjtes, për shkak të shqetësimeve serioze për mundësinë e shkatërrimit të provave.

Shpallja befasuese e gjendjes ushtarake nga Yoon në dhjetor solli një krizë të thellë kushtetuese në vend dhe u konsiderua si një goditje e rëndë ndaj demokracisë së Koresë së Jugut. Vendimi u anulua vetëm gjashtë orë më vonë, pasi deputetët u futën me forcë në parlament dhe votuan njëzëri për ta bllokuar atë.

Yoon u arrestua fillimisht në janar, me akuza për kryengritje, duke u bërë presidenti i parë në historinë e vendit që arrestohet ndërsa është në detyrë. Ai u lirua në mars, pasi gjykata e Seulit anuloi urdhrin e arrestimit për arsye teknike.
Në prill, Gjykata Kushtetuese votoi unanimisht për ta shkarkuar nga detyra, duke e quajtur veprimin e tij “një tradhti të rëndë ndaj besimit të popullit.”

Që nga ajo kohë, Yoon është përballur me disa hetime penale. Këshilltari i pavarur I Gjyqesorit ne Seul bëri të ditur se ai akuzohet tani për shpërdorim detyre dhe pengim të funksionimit të institucioneve shtetërore.

Sipas një dokumenti të publikuar nga kërkesa për urdhër arresti, Yoon akuzohet se shpalli gjendjen ushtarake për të kapërcyer bllokadën politike të shkaktuar nga shumica e opozitës në Asamblenë Kombëtare dhe nga shkarkimi i disa zyrtarëve të lartë.

Ai dyshohet se ka urdhëruar dislokimin e trupave për të penguar hyrjen e deputetëve në ndërtesën e parlamentit, me qëllim që të parandalonte anulimin e dekretit të tij. Në dokument përmendet se Yoon kishte urdhëruar të “shkatërroheshin dyert” dhe të “nxirreshin njerëzit zvarrë, edhe nëse do të duhej përdorimi i armëve”. Avokatët e tij mohojnë se ai ka dhënë urdhër për përdorim armësh.

Gjithashtu, ai akuzohet se ka kërkuar arrestimin e figurave kyçe të opozitës së atëhershme, përfshirë ish-kreun Lee Jae-myung – që sot është president i Koresë së Jugut. Sipas hetuesve, Yoon ka urdhëruar gjithashtu shërbimin e sigurisë presidenciale të fshehë regjistrat e komunikimeve të bëra përmes telefonave të sigurt pas tërheqjes së shpalljes së gjendjes ushtarake.
Një tjetër akuzë ndaj tij është pengimi i zbatimit të urdhrave të lëshuara nga Zyra e Hetimeve për Korrupsion (CIO) në dhjetor dhe janar, përmes mobilizimit të njësisë së sigurisë presidenciale dhe autorizimit për përdorimin e forcës.

Avokatët e Yoon e kanë quajtur këtë hetim “të nxituar dhe të padrejtë”, duke argumentuar se është i motivuar politikisht. Ata pretendojnë se pyetjet e hetuesve kanë qenë shumë të përgjithshme dhe se urdhri i ri i arrestit nuk përfshin akuza për tradhti ndaj shtetit.