Kush ishte politikani shqiptar i PPD-së, bashkëpunëtor britanik?

Kush ishte politikani shqiptar i PPD-së, bashkëpunëtor britanik?

Fati Iseni,historian: E ke një botim që unë për fat keq harrova ta marr sot. Është një agjent. Herën e ardhshme, ndoshta ua sjelli. Një agjent britanik, i cili shkruan për këtë gjuhën angleze që po thoni ju, Sefer. “The Big Bridge” është titulli. Autori ka qenë agjenti, agjenti i MI6-it, i vendosur në Maqedoni. Këtu tek ne, menjëherë pas rënies së komunizmit. Dhe ai është agjenti i parë që vendoset në Shkup edhe para CIA-s. Është shumë interesant. Edhe ai ka materiale, them, shumë sekrete dhe shkruan në detaje. Ka qenë i vendosur fillimisht në Grand Hotelin në atë kohë, tani “Holiday Inn”. Pastaj ka marrë një banesë me qira, tani e ku është Universiteti “Nënë Tereza”, te Sindikata, përballë te disa ndërtesa që janë. Flet për përgjimet Millosheviq-Gligorov. Është shumë interesant. Flet për shumë detaje të tjera brenda vendit tonë dhe një moment është shumë interesant, e përshkruan një agjent që ai për herë të parë ka bërë këtë, që unë do ta shpalos pa emër, por ne e dimë se kush është, i cili pajtohet të bashkëpunojë me shërbimin anglez. Që kjo nuk i takon atij në kategorive që kanë bashkëpunuar me armikun, apo? Pasi që nëse ne flasim se bota, Euro Perëndimore na ndihmoi dhe ka bashkëpunuar me ata për na ndihmuar, për të ndihmuar çështjen shqiptare. Dhe e përshkruan qartë, thuaje agjenti Nili, Nil thotë kështu: “Arrita të depërtoj për herë të parë te partia më e madhe shqiptare në Maqedoni, PPD, dhe të rekrutoj zëvendësin e saj si agjent të parë në Maqedoni të MI6-it”.
Dhe ai thotë e fliste anglishtën fluently.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.