Itali/ Reshje të dendura dhe përmbytje nga moti i keq, Meloni: Qeveria në mbështetje të qytetarëve

Moti i keq ka përfshirë Italinë. Reshje të dendura të shiut, kanë përfshirë disa zona duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Alarmi i kuq është dhënë në Toskanë, Emilia Romagna, po ashtu është njoftuar për një ndërprerje të linjës Bari-Foggia. Në disa pjesë të Lombardisë, në Veneto, Emilia-Romagna, Toscana, Lazio, Marche dhe Molise, parashikohen edhe erëra [...]Read More...

Itali/ Reshje të dendura dhe përmbytje nga moti i keq, Meloni: Qeveria në mbështetje të qytetarëve

Moti i keq ka përfshirë Italinë. Reshje të dendura të shiut, kanë përfshirë disa zona duke shkaktuar përmbytje të mëdha.

Alarmi i kuq është dhënë në Toskanë, Emilia Romagna, po ashtu është njoftuar për një ndërprerje të linjës Bari-Foggia.

Në disa pjesë të Lombardisë, në Veneto, Emilia-Romagna, Toscana, Lazio, Marche dhe Molise, parashikohen edhe erëra të forta.

Ekipet e emergjencës dhe Mbrojtja Civile janë angazhuar dhe janë në gatishmëri, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, në rast se do të përballem me problematika.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe kryeministria italiane, Giorgia Meloni, e cila ka nënvizuar se moti i keq po godet zona të ndryshme të Italisë, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe vështirësi në lëvizje.

“Të gjitha forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës janë angazhuar me përkushtim të plotë dhe u jam falënderuese. Qeveria është në krah të qytetarëve në vështirësi dhe do të garantojmë të gjithë mbështetjen e nevojshme”, ka thënë ndër të tjera Meloni.

/abcnews.al/