Itali: Shqiptari 30-vjeçar, pronar i restorantit, arrestohet për drogë: i gjetën 516 gramë heroinë

Policia italiane në Bari ka goditur një rrjet shpërndarjeje të lëndëve narkotike, ku mes të arrestuarve është edhe një 30-vjeçar shqiptar, pronar dhe menaxher i një restoranti të njohur në zonën Cozze të Mola di Barit, përcjell albinfo.ch. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Njësia Antidrogë në ambientet e lokalit, të ndodhur në ‘SS Adriatica 103’, […] The post Itali: Shqiptari 30-vjeçar, pronar i restorantit, arrestohet për drogë: i gjetën 516 gramë heroinë appeared first on Albinfo.

Itali: Shqiptari 30-vjeçar, pronar i restorantit, arrestohet për drogë: i gjetën 516 gramë heroinë

Policia italiane në Bari ka goditur një rrjet shpërndarjeje të lëndëve narkotike, ku mes të arrestuarve është edhe një 30-vjeçar shqiptar, pronar dhe menaxher i një restoranti të njohur në zonën Cozze të Mola di Barit, përcjell albinfo.ch.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Njësia Antidrogë në ambientet e lokalit, të ndodhur në ‘SS Adriatica 103’, u sekuestruan 516 gramë heroinë, të fshehura poshtë një lavamani. Zbulimi u bë falë ndërhyrjes së qenit antidrogë.

Hetimet kishin identifikuar më herët restorantin si një pikë kyçe të furnizimit të tregtarëve të drogës në provincën e Barit. Substanca ishte e ndarë në bllok të ngurtë me ngjyrë kafe dhe analizat konfirmuan se bëhej fjalë për heroinë të pastër.

30-vjeçari, banues në Bari, jetonte në një banesë me kontratë qiraje të skaduar. Ai u arrestua për posedim me qëllim shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe u dërgua në paraburgim, në dispozicion të gjyqtarit hetues.

Ndërkohë, si masë administrative, shefi i Policisë së Barit ka urdhëruar pezullimin për 15 ditë të aktivitetit të restorantit.

The post Itali: Shqiptari 30-vjeçar, pronar i restorantit, arrestohet për drogë: i gjetën 516 gramë heroinë appeared first on Albinfo.