Italia në krah të Kosovës, Haxhiu vlerëson mbështetjen e vazhdueshme
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka mirëpritur në takim ambasadorin italian, Maurizio Antonini. Në njoftim bëhet me dije se gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy shteteve, si dhe aktualiteti në vend, me theks të veçantë Kuvendi. “Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë, duke theksuar se shteti italian ishte në krah


Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka mirëpritur në takim ambasadorin italian, Maurizio Antonini.
Në njoftim bëhet me dije se gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy shteteve, si dhe aktualiteti në vend, me theks të veçantë Kuvendi.
“Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë, duke theksuar se shteti italian ishte në krah të Kosovës dhe qytetarëve të saj në çdo fazë të zhvillimit. Kryetarja gjithashtu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.


