Izaeli, satelit në hapësirë/ Rrit monitorimin në Lindjen e Mesme, Irani nën vëzhgim
Izraeli ka lëshuar në hapësirë një satelit të ri me qëllim forcimin e mbikëqyrjes në gjithë Lindjen e Mesme në vitet në vijim. Ministri i Mbrojtjes Israel Katz dhe zyrtarët ushtarakë të vendit thanë se sateliti do të rrisë aftësinë e Izraelit për të mbledhur imazhe si ato që mblodhën nga Irani gjatë luftës 12 [...]Read More...

Izraeli ka lëshuar në hapësirë një satelit të ri me qëllim forcimin e mbikëqyrjes në gjithë Lindjen e Mesme në vitet në vijim.
Ministri i Mbrojtjes Israel Katz dhe zyrtarët ushtarakë të vendit thanë se sateliti do të rrisë aftësinë e Izraelit për të mbledhur imazhe si ato që mblodhën nga Irani gjatë luftës 12 ditore më herët këtë vit.
Përveç monitorimit të Iranit, Izraeli fiton aftësi mbikëqyrëse në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme, ndërsa zhvillon atë që Kryeministri Benjamin Netanyahu e ka quajtur një luftë me shtatë fronte, me forcat izraelite që godasin objektiva në Liban, Siri, Jemen dhe Irak gjatë 23 muajve të luftës në Gaza.
Programi hapësinor i Izraelit është dekada i vjetër dhe flota është zgjeruar me disa satelitë në vitet e fundit dhe është një nga të paktat vende në nivel global me aftësi monitorimi dhe mbledhjeje pamjesh me rezolucion të lartë.
Hapi i radhës i Izraelit vjen teksa ka nisur ofensiva ushtarake për pushtimin e plotë të qytetit të Gazës. Në gjithë Gazën jugore, kampet e të zhvendosurve janë mbipopulluar, pasi veriu është shpallur zonë luftimi dhe janë dhënë urdhra evakuimi.
Një numër i vogël njerëzisht kanë vendosur të qëndrojnë në Qytetin e Gazës, ndërsa ata që ikin përballen me vështirësi në gjetjen e një vendi në hapësirat e vogla dhe të mbipopulluara që nuk janë nën kontrollin ushtarak izraelit në Rrip.
Familjet që ikën nga veriu janë dyndur në Khan Younis dhe zonat përreth, ku vendi është mbushur me tenda dhe strehimore të improvizuara së bashku me ata që janë tashmë të zhvendosur.
Ndërkohë qindra mijëra njerëz janë në rrezik nga zia e bukës dhe gjithsej 185 persona vdiqën nga kequshqyerja gjatë gushtit duke shënuar numrin më të lartë në një muaj./abcnews.al