Izmaku: Presim sinjale pozitive nga takimi Kurti – Limaj
Deputetja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, tha se takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të mbahet sot pasdite, raporton Ekonomia Online. Izmaku tha se Kurtit i kanë ofruar bashkëpunim, pa kushte. Derisa tha se mendon që është një zgjidhje shumë e mirë e ngërçit

Deputetja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, tha se takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të mbahet sot pasdite, raporton Ekonomia Online.
Izmaku tha se Kurtit i kanë ofruar bashkëpunim, pa kushte. Derisa tha se mendon që është një zgjidhje shumë e mirë e ngërçit politik.Ajo shtoi se edhe pse e vogël me numra, Nisma Socialdemokrate është alternativa reale për me zgjidh ngërçin politik.
“Ne presim që sot të zhvillohet takimi, pres një sinjal pozitiv nga ky takim që sot do të ndodh, pres vullnet pozitiv nga lideri i LVV. Ky është realiteti politik, Nisma dhe lideri Fatmir Limaj e ka kuptuar qysh në fillim dhe e ka zgjatë dorën e bashkëpunimit”, tha Izmak.