Izrael-Iran, nga armëpushimi në negociata?/ Kamberi: Koha që të dy palët të rikthehen në tryezën e bisedimeve

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi thotë se Izraeli dhe Irani duhet të rikthehen në tryezën e bisedimeve. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Kamberi u shpreh se nuk mund të parashikohet se sa do të zgjasë armëpushimi. “Fillimisht kërkohet një armëpushim, pastaj kërkohet diçka tjetër. Se sa do zgjasë ky armëpushim, [...]Read More...

Izrael-Iran, nga armëpushimi në negociata?/ Kamberi: Koha që të dy palët të rikthehen në tryezën e bisedimeve

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi thotë se Izraeli dhe Irani duhet të rikthehen në tryezën e bisedimeve.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Kamberi u shpreh se nuk mund të parashikohet se sa do të zgjasë armëpushimi.

“Fillimisht kërkohet një armëpushim, pastaj kërkohet diçka tjetër. Se sa do zgjasë ky armëpushim, është e vështirë për t’u parashikuar. Ajo nuk është diçka që qëndron për një kohë të gjatë, nuk ka marrëveshje të shkruar mes palëve. Kemi të bëjmë me dy shtete, ku një prej tyre, Irani, që nga viti 1979, nuk e njeh Izraelin. Ka filluar një konflikt, që nuk ka qenë në këto përmasa më përpara. Para 4-5 ditësh, ultimatumi ndaj Iranit, ishte dorëzohu pa kushte. Tani kemi armëpushim. Kemi ndryshim rrënjësor edhe në deklarata. Tashmë Irani ka një kapacitet më të reduktuar. Deklarata erdhi pas sulmeve që u bë ndaj bazave amerikane në Katar. Reagimi i Trump ndaj Izraelit është deri diku i kuptueshëm. U gjend papritur mes një konflikti, dhe ai veprim që ndërmori, tha, unë përdora bombat për të sjellë paqen.”, theksoi ai./abcnews.al