Izraeli do të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamas

Ndërsa nga Izraeli njoftohet se do të dërgojë në Doha një delegacion për bisedime indirekte me Hamasin, në Rripin e Gazës prej ofesivës izraelite ka pasur dhjetëra të vrarë. Sipas njoftimeve të medias Izraeli planifikon të dërgojë në ditët në vijim një delegacion në kryeqytetin e Katarit, Doha, për të zhvillluar bisedime indirekte me Hamasin. [...]Read More...

Izraeli do të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamas

Ndërsa nga Izraeli njoftohet se do të dërgojë në Doha një delegacion për bisedime indirekte me Hamasin, në Rripin e Gazës prej ofesivës izraelite ka pasur dhjetëra të vrarë.

Sipas njoftimeve të medias Izraeli planifikon të dërgojë në ditët në vijim një delegacion në kryeqytetin e Katarit, Doha, për të zhvillluar bisedime indirekte me Hamasin. Portalet izraelite të lajmeve citojnë burime qeveritare.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari, Egjipti dhe SHBA-ja synojnë arritjen e një armëpushimi 60-ditor në luftën e Gazës dhe lirimin e pengjeve që mban Hamasi.

Sipas mediave propozimi është për lirimin gradual të dhjetë pengjeve izraelite dhe dorëzimin e eshtrave të peneve të vrarë. Në këmbim nga burgjet izraelite do të lirohen një numër më i madh të burgosurish palestinezë. Gjatë armëpushimit palët pritet të negociojnë për një përfundim të përhershëm të luftës.

Dhjetëra të vrarë në Rripin e Gazës
Burime nga Rripi i Gazës thonë se prej ofensivës së Izraelit që nga mëngjesi i së shtunës aty janë vrarë dhjetëra vetë.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA njofton se të paktën 50 vetë ishin vrarë prej sulmeve ajrore dhe në incidente të tjera. Shumë viktima pati në radhët e atyre që prisnin në radhë për ushqim.

Autoritetet e Gazës thanë se kishte pasur të paktën 70 të vrarë./DW