Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, Teherani përgjigjet me masa të kufizuara

Forcat Ajrore të Izraelit njoftuan se mëngjesin e sotëm kanë goditur infrastrukturë ushtarake në Kermanshah, në Iranin perëndimor. Gjatë natës, 20 avionë izraelitë kryen sulme ndaj depozitave të raketave, sistemeve të lëshimit, radarëve dhe pajisjeve satelitore. Autoritetet izraelite thonë se këto goditje ishin ndër më të fuqishmet që nga fillimi i përplasjes me Iranin, dhe [...]Read More...

Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, Teherani përgjigjet me masa të kufizuara

Forcat Ajrore të Izraelit njoftuan se mëngjesin e sotëm kanë goditur infrastrukturë ushtarake në Kermanshah, në Iranin perëndimor.

Gjatë natës, 20 avionë izraelitë kryen sulme ndaj depozitave të raketave, sistemeve të lëshimit, radarëve dhe pajisjeve satelitore. Autoritetet izraelite thonë se këto goditje ishin ndër më të fuqishmet që nga fillimi i përplasjes me Iranin, dhe synojnë të dobësojnë më tej kapacitetet e raketave balistike të Teheranit.

Nga ana tjetër, reagimi i Iranit gjatë natës ishte i kufizuar: vetëm një raketë u lëshua në drejtim të Izraelit rreth orës 03:00 me orën lokale. Ajo u neutralizua nga një sistem amerikan i mbrojtjes ajrore – një tregues i mbështetjes së vazhdueshme të SHBA-së për Izraelin, por edhe një sinjal se mbrojtja izraelite mund të jetë nën presion të madh.

Gjithashtu, një dron iranian u rrëzua mëngjesin e sotëm pranë Eilat-it, në jug të Izraelit.

Përgjigja e kufizuar e Iranit mund të jetë pasojë e dëmtimeve serioze që ka pësuar arsenali i tij raketor pas dhjetë ditësh bombardimesh izraelite. Megjithatë, ka gjasa që udhëheqësit iranianë po marrin kohë për të përgatitur një kundërpërgjigje të menduar mirë, në kuadër të premtimit për hakmarrje pas bombardimeve amerikane./abcnews.al