Izraeli lejon ndihmat në Gaza/ Ndal përkohësisht sulmet, por jo vrasjet
Izraeli shpalli një “pauzë taktike” në luftime në disa pjesë të Gazës për të lejuar agjencitë e kombeve të bashkuara dhe të ndihmës humanitare, të fusin ndihmat në enklavë nëpëmjet rrugëve të sigurta tokësore. Ushtria gjithashtu tha se kishte filluar hedhjen nga ajri të ushqimit në territor. Disa qeveri perëndimore dhe arabe në vitin 2024 [...]Read More...

Izraeli shpalli një “pauzë taktike” në luftime në disa pjesë të Gazës për të lejuar agjencitë e kombeve të bashkuara dhe të ndihmës humanitare, të fusin ndihmat në enklavë nëpëmjet rrugëve të sigurta tokësore.
Ushtria gjithashtu tha se kishte filluar hedhjen nga ajri të ushqimit në territor. Disa qeveri perëndimore dhe arabe në vitin 2024 hodhën ndihma nga ajri, kur dërgesat tokësore të ndihmave gjithashtu përballeshin me kufizime izraelite, por shumë në komunitetin humanitar i konsiderojnë ato joefektive.
Teksa mohoi akuzat gjithnjë e në rritje se po e përdor urinë si armë kundër palestinezëve.
Pauzat taktike do të zgjasin nga ora 10:00 deri në orën 20:00 me kohën lokale në al-Maëasi, Deir el-Balah dhe Qytetin e Gazës, ccdo ditë, duke filluar nga e diela.
Megjithatë organizatat e ndihmës humanitare dhe OKB mbeten skeptike dhe presin të shohin rezultatet në terren.
Pavarësisht pauzës, Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 15 palestinezë në sulmet ndaj Gazës që nga orët e para të së dielës, një ditë pasi vranë të paktën 71 persona, përfshirë 42 që po kërkonin ndihma, ndërsa pesë palestinezë të tjerë humbën jetën nga uria.
Izraeli gjithashtu sekuestroi anijen Handala të Flotiljes së Lirisë, duke ndaluar 21 anëtarët e ekuipazhit të saj, ndërsa ata përpiqeshin të thyenin rrethimin izraelit në Rripin e Gazës për të dërguar ndihma.
Situata humanitare në territorin palestinez është përkeqësuar rëndë ditët e fundit, teksa organizatat e ndihmës kanë paralajmëruar se uria masive po përhapet kudo në enklavë.