Izraeli ndalon disa anije të tjera me ndihma për Gazën
Disa anije të tjera, që po përpiqeshin të dërgonin ndihma në Gazën e rrënuar nga lufta, janë ndaluar nga forcat izraelite në ujërat ndërkombëtare të mërkurën, njoftoi koalicioni Flotila e Lirisë. Kjo është hera e dytë që Izraeli ndalon anije të tilla brenda kësaj jave. Koalicioni Flotila e Lirisë (FFC) është rrjet ndërkombëtar i grupeve [...]Read More...

Disa anije të tjera, që po përpiqeshin të dërgonin ndihma në Gazën e rrënuar nga lufta, janë ndaluar nga forcat izraelite në ujërat ndërkombëtare të mërkurën, njoftoi koalicioni Flotila e Lirisë.
Kjo është hera e dytë që Izraeli ndalon anije të tilla brenda kësaj jave.
Koalicioni Flotila e Lirisë (FFC) është rrjet ndërkombëtar i grupeve aktiviste propalestineze që organizon misione detare civile, me qëllim për ta thyer bllokadën e Izraelit ndaj Gazës dhe për të dërguar ndihma humanitare për palestinezët në enklavë.
Ministria e Jashtme e Izraelit tha në X se anijet dhe udhëtarët e tyre janë të sigurt dhe se ata janë dërguar në një port izraelit, nga ku pritet të dëbohen menjëherë.
“Një tjetër përpjekje e kotë për ta shkelur bllokadën detare ligjore dhe për të hyrë në një zonë lufte, përfundoi pa rezultat”, tha Ministria izraelite.
Ky është incidenti i dytë i këtij lloji në ditët e fundit, pasi Izraeli kishte ndaluar rreth 40 anije dhe kishte arrestuar më shumë se 450 aktivistë në një tjetër konvoj ndihmash, Global Sumud Flotilla, i cili gjithashtu po përpiqej të dërgonte ndihma në Gazë.
Another futile attempt to breach the legal naval blockade and enter a combat zone ended in nothing. The vessels and the passengers are transferred to an Israeli port. All the passengers are safe and in good health. The passengers are expected to be deported promptly.
— Israel Foreign Ministry (@IsraelMFA) October 8, 2025