Izraeli zbulon prapaskenat e marrëveshjes për armëpushim
Izraeli njoftoi se ka pranuar propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për armëpushim, pas arritjes së objektivave ushtarake në Iran. Në deklaratën zyrtare të qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu thuhet se Izraeli i ka përmbushur të gjitha qëllimet e veta dhe madje ka arritur më shumë se kaq gjatë dy javëve të fundit të ofensivës. […] The post Izraeli zbulon prapaskenat e marrëveshjes për armëpushim appeared first on InfoShqip.com.

Izraeli njoftoi se ka pranuar propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për armëpushim, pas arritjes së objektivave ushtarake në Iran. Në deklaratën zyrtare të qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu thuhet se Izraeli i ka përmbushur të gjitha qëllimet e veta dhe madje ka arritur më shumë se kaq gjatë dy javëve të fundit të ofensivës.
“Izraeli ka eliminuar një kërcënim të menjëhershëm dhe të dyfishtë ekzistencial – si në fushën bërthamore, ashtu edhe në atë të raketave balistike,” thuhet në deklaratë.
Sipas saj, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë siguruar kontroll të plotë ajror mbi qiellin e Teheranit, kanë dëmtuar rëndë udhëheqjen ushtarake të Iranit dhe kanë shkatërruar dhjetëra objektiva kyçe të regjimit iranian.
Izraeli falënderoi presidentin Trump dhe Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e tyre të fuqishme në këtë ofensivë, duke theksuar rolin e tyre në “eliminimin e kërcënimit bërthamor iranian”.
Në fund të deklaratës, paralajmërohet se çdo shkelje e armëpushimit do të përballet me përgjigje të fortë nga Izraeli.
The post Izraeli zbulon prapaskenat e marrëveshjes për armëpushim appeared first on