Ja çfarë bën Erdogani para përballjes së Turqisë me Kosovën

Ja çfarë bën Erdogani para përballjes së Turqisë me Kosovën

Pas triumfit ndaj Rumanisë, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan bisedoi me ministrin e Rinisë dhe Sportit Osman Ashkın Bak, presidentin e Federatës Turke të Futbollit, Ibrahim Ethem Haçiosmanoglu, trajnerin e Ekipit Kombëtar Vincenzo Montella dhe lojtarët e kombëtares.

Siç shkruajnë mediat turke, Erdogani fillimisht përgëzoi presidentin e federatës për suksesin e ekipit kombëtar dhe më pas shkëmbeu fjalë edhe me trajnerin Montella e futbollistin Barish Alper Yilmaz.

Ai gjithashtu u uroi atyre suksese në ndeshjen finale të play-off kundër Kosovës të martën, më 31 mars 2026, e cila do të luhet në Prishtinë.

Turqia u kualifikuar në finale të play-off për Kupën e Botës pas fitores 1-0 ndaj Rumanisë në Stamboll të enjten.

The post Ja çfarë bën Erdogani para përballjes së Turqisë me Kosovën appeared first on InfoShqip.com.