‘Ja kam lënë në dorë drejtësisë dhe Zotit’ – Reagon Tayna pasi ish menaxheri ia bllokoi projektin e ri muzikor

Reperja Tayna ka reaguar pas bllokimit të video projektit të saj të ri muzikor “Si ai” nga ish menaxheri Rinor Hykolli. Ajo u ka kërkuar falje dëgjuesve, derisa ka thënë se këtë problem ia ka lënë në dorë “drejtësisë dhe Zotit”. Tayna e ka quajtur njëanshmërisht Hykollin “një mjeran” që sipas saj, nuk lë rast […]

‘Ja kam lënë në dorë drejtësisë dhe Zotit’ – Reagon Tayna pasi ish menaxheri ia bllokoi projektin e ri muzikor

Reperja Tayna ka reaguar pas bllokimit të video projektit të saj të ri muzikor “Si ai” nga ish menaxheri Rinor Hykolli.

Ajo u ka kërkuar falje dëgjuesve, derisa ka thënë se këtë problem ia ka lënë në dorë “drejtësisë dhe Zotit”.

Tayna e ka quajtur njëanshmërisht Hykollin “një mjeran” që sipas saj, nuk lë rast pa treguar “se sa i vogël është”.

Ajo po ashtu ka thënë se përgjatë karrierës ka punuar në çfarëdo gjendje emocionale e shëndetësore, teksa ka shtuar se dikush tjetër nga “sukseset e saj ka bërë edhe shpi”.

Postimi i plotë i Taynës:

Unë, për mua jam e Para!

Për vite kam punuar shumë në cdo disponim te mundshëm, në cdo gjendje emocionale/shpirtërore/shëndetësore pa u dorzuar kurrë e në ndërkohë këto vite, te tjerët i kan shijuar lehtë rezultatet e sukseseve të mia te cilat ju bënë atyre “ shpi “. Po shpija ime nuk kishte rëndësi. Shëndeti i familjarëve të mi vazhdon të mos ketë rëndësi per ta.
Në heshtjen e shumë njerëzve mësova shumëçka.

Ashtu si mbreti Artur, me shpatën e së vërtetës, dinjitetit dhe respektit për veten dhe të gjithë njerëzit që një zemër e kanë, dal me kraharorin hapur dhe bërtas: NUK bëhet dot njeriu i madh as me para, as me famë, e as me ligësi. Ti je njeri i vogël kur vjen në këtë Tokë për të vuajtur suksesin që kurrë s’ja ndeve aromën, ke ardhur për t’u kacavjerrë në xham ashtu si një kërmill pas shiu…

Po unë, do të të vrojtoj me durim, sepse unë jam e MADHE…

I kërkoj ndjesë dëgjuesve t’mi për videon e hequr, por unë e di që do më kuptoni, e bashkë me mua, do bëni durim para mjeranëve të cilët nuk lënë një rast t’u ikë, pa treguar sa të vegjël janë!
Un ja kam lënë në dorë drejtësisë edhe Zotit!