Japonia goditet nga moti i keq, paralajmërim për përmbytje dhe rrëshqitje të dheut

Moti i keq ka goditur Japoninë. Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë vendin çuan në pezullimin e trenave me shpejtësi të lartë në verilindje. Gjithashtu u lëshua edhe një paralajmërim për rrezikun e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut. Të martën, qyteti i Akitës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të nivelit më të lartë për më shumë se [...]Read More...

Japonia goditet nga moti i keq, paralajmërim për përmbytje dhe rrëshqitje të dheut

Moti i keq ka goditur Japoninë. Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë vendin çuan në pezullimin e trenave me shpejtësi të lartë në verilindje.

Gjithashtu u lëshua edhe një paralajmërim për rrezikun e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Të martën, qyteti i Akitës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të nivelit më të lartë për më shumë se 4,500 banorë për të garantuar sigurinë e tyre, ndërsa lumi doli nga shtrati.

Autoritetet janë vendosur në gatishmëri, për t’u ardhur në ndihmë çdo qytetari që mund të përballem me vështirësi dhe probleme, ndërsa bëjnë thirrje që të largohen nga zonat e rrezikut.

/abcnews.al/