Jashari, gjithnjë e më larg nga Club Brugge

Ardon Jashari nuk ka stërvitur ende me pjesën tjetër të fituesit të Kupës së Belgjikës The post Jashari, gjithnjë e më larg nga Club Brugge appeared first on Albinfo.

Jashari, gjithnjë e më larg nga Club Brugge

Futbollisti shqiptar që luan për Zvicrën, Ardon Jashari ka dhënë një tjetër shenjë se gjasat janë të vogla që ai të mbetet pjesë e Club Brugget edhe për edicionin e ri.

Ai nuk ishte pjesë e fotografisë zyrtare të Club Brugget për sezonin e ri 2025/2026.

Jashari dëshiron kalimin te Milani, transmeton albinfo.ch.

Mediumet belge dhe ato italiane kanë raportuar se Milani nuk e ka ndërmend të rrisë ofertën për Jasharin.

Te klubin kuqezi mendojnë se oferta e fundit prej 32.5 milionë euro, plus 5.5 milionë euro bonuse, është e mjaftueshme për klubin belg.

Jashari nuk ka stërvitur ende me pjesën tjetër të fituesit të Kupës së Belgjikës.

Ai deri tash ka stërvitur individualisht. 22-vjeçari, Jashari, iu bashkua Club Brugget në verën e vitit të kaluar, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2029.

The post Jashari, gjithnjë e më larg nga Club Brugge appeared first on Albinfo.