Jennifer Lopez me çizmet që i adhurojmë, modeli më i mirë për dimër dhe nuk e lëshojnë shiun as borën

Jennifer Lopez me çizmet që i adhurojmë, modeli më i mirë për dimër dhe nuk e lëshojnë shiun as borën

Jennifer Lopez ka një stil të pagabueshëm mode, dhe çizmet që ajo vesh i pëlqen çdo femër! Shumë femra lakmojnë gardërobën e veshur nga të famshmit dhe publikimi i fundit i J.Lo do të kënaqë çdo femër për një arsye të thjeshtë – mund të kopjohet lehtësisht nga koka te thembrat.

Jennifer Lopez është fotografuar në Los-Angeles në kombinim të pakundërshtueshëm për dimër. Ka veshur xhinse ngjyrë të hirtë, pallto gëzofi dhe çizme, përkatësisht ‘kanadezet’ e popullarizuara.

Këpucët ‘kanadeze’ konsiderohen si një model i preferuar në muajt e ftohtë.

Me vite të tëra nuk dalin nga moda – kombinohen lehtë dhe nuk e lëshojnë ujin.

Besoni apo jo, këto këpucë çizme u shfaqën 49 vite më parë. Kur u prezantuan për herë të parë më 1973, askush nuk e kishte idenë se do të bëheshin kaq gjatë në treg.

Çizmet e verdha karakterizohen nga qëndrueshmëri e jashtëzakonshme gjatë motit të lagësht dhe me shi, dhe sot ato janë mbathjet më të njohura të bëra ndonjëherë.

The post Jennifer Lopez me çizmet që i adhurojmë, modeli më i mirë për dimër dhe nuk e lëshojnë shiun as borën appeared first on InfoShqip.com.