Jeta ‘e ëmbël’ e Barbie/ Kompania prezanton kukullën e parë me diabet

Mattel ka hedhur në treg kukullën e parë Barbie me diabet të tipit 1. Kukulla është e veshur me një fustan blu me pika dhe ka në krah një Monitor të Vazhdueshëm të Glukozës në krahun e saj për të lejuar matjen e niveleve të sheqerit në gjak, një pompë insuline të bashkangjitur në bel [...]Read More...

Jeta ‘e ëmbël’ e Barbie/ Kompania prezanton kukullën e parë me diabet

Mattel ka hedhur në treg kukullën e parë Barbie me diabet të tipit 1.

Kukulla është e veshur me një fustan blu me pika dhe ka në krah një Monitor të Vazhdueshëm të Glukozës në krahun e saj për të lejuar matjen e niveleve të sheqerit në gjak, një pompë insuline të bashkangjitur në bel për të lejuar dozimin automatik të insulinës dhe një çantë blu për të mbajtur ushqime.

Për të festuar hedhjen në treg në Mbretërinë e Bashkuar të anëtarit më të ri të Mattel, kompania krijoi gjithashtu një kukull Barbie unike në llojin e saj, në ngjashmëri me modelen Lila Moss.

Kjo e fundit shprehu krenarinë e saj që është në gjendje të përfaqësojë një komunitet, tashmë edhe me një kukull që i ngjason.

Mattel punoi me Breakthrough T1D më parë JDRF, një nga organizatat kryesore globale për kërkimet në lidhje me diabetin të tipit 1 për të bërë një dizajn të saktë të kukullës.

Kukulla synon të krijojë një ndjenjë më të madhe përfshirjeje dhe empatie për fëmijët dhe të sigurojë që fëmijët me diabet të pasqyrohen në botën e Barbie, tha kompania.

Kukulla është pjesë e linjës Barbie Fashionistas, e cila ka mbi 175 pamje. / abcnews.al