Jetën si perandorake, e dehur në privilegje të shtetit – Osmani shantazhon gazetarët me AKI
Privilegjet dhe të mirat e shtetit i gëzon dhe s’i lëshon duarsh. Por, mediat “po m’i rrezikojnë vajzat”, tha sot Osmani. Një kameraman u arrestua se pse po ia filmonte mbrojtjen e afërt të angazhuar në ruajtjen e vajzave të saja. Kjo pasi i dërgoi në shkollim fillor privat elitar – tejet të shtrenjtë – […]

Privilegjet dhe të mirat e shtetit i gëzon dhe s’i lëshon duarsh.
Por, mediat “po m’i rrezikojnë vajzat”, tha sot Osmani.
Një kameraman u arrestua se pse po ia filmonte mbrojtjen e afërt të angazhuar në ruajtjen e vajzave të saja.
Kjo pasi i dërgoi në shkollim fillor privat elitar – tejet të shtrenjtë – me rreth 15 mijë euro viti shkollor.
Vjosa Osmani u lajmërua me një sulm të egër shantazhi – që përbën vepër penale – ndaj gazetarëve, duke u thirrur në informacone të Agjencionit Kosovar pë Inteligjencë.
Ky shantazh publik i hapur u konsiderua menjëherë alarmant nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
“Asnjëherë, disa të ashtuquajtur gazetarë (për ndonjë prej tyre do të shokoheshit se me çfarë veprimtarie të kundërligjshme merren, sipas institucioneve tona të sigurisë)”, shkroi ajo.
Gazetari Lirim Mehmetaj i reagoi saktësisht për këtë pjesë duke e elaboeruar “krimin e trefishtë” që Vjosa Osmanit e ka kryer me këtë deklarim.
“Krimi i parë dhe më i buti: duke mos iu referuar asnjë gazetari konkretisht, ajo synon të zvogëlojë peshën e lajmit për sjelljet skandaloze të familjes së saj… Në rast se ekziston në mes ndonjë gazetar me bagazh kriminal, Vjosa e AKI-ja sipas legjislacionit në fuqi janë të detyruar të procedojnë për hetim dhe gjykim penal.”
“Krimi i dytë dhe pak më i rëndë: disponimi i këtyre informacioneve pa asnjë procedim penal sipas ligjit përbën përpjekje për shantazh të gazetarëve. Në emër të demokracisë, çohu mender Presidente dhe fol me emra se me çka mirrem unë, Lirim Mehmetaj?”.
“Krimi i tretë dhe më i rëndi: Vjosa Osamni e pranoi se ka qenë në dijeni për veprimtarinë kriminale të AKI-së në përndjekje të gazetarëve për të dëmtuar reputacionin e tyre në shenjë hakmarrje personale”, shkroi Mehmetaj.
Pas këtyre shkrimeve, reagoi edhe bashkëshorti i presidentes, Prindon Sadriu.
“Fletërrufetë e buzhalistëve, kajtazistëve e mehmetajve nuk janë kritikë, janë cirk i urrejtjes. Postimet e mbushura me shpifje dhe frikë nuk janë lajme e opinione — janë udhëzime dhe nxitje për dhune edhe ndaj fëmijëve të vegjël. Në të kaluarën jo shumë të largët ato kanë prodhuar pasoja shumë të rënda ndaj viktimave të këtyre fletrrufeve. Koha e dhunës politike, likuidimeve fizike dhe e justifikimit të dhunës që shpien në to ka kaluar. Kushdo që fërkon duart për një skenar të tillë i bën disfavorin më të madh kauzës tonë për shtet të lirë e demokratik”, ka shkruar Sadriu.