Jetlir Zyberaj: Hapja e Ambasadës në Nairobi, hap historik – Kosova të veprojë menjëherë
Jetlir Zyberaj ka reaguar pas hapjes së Ambasadës së Shqipërisë në Nairobi, duke e quajtur një hap historik që vjen pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Kenia. Ai theksoi rolin kyç të ish-Presidentit Behgjet Pacolli në këtë proces dhe falënderoi Kryeministrin Edi Rama për mbështetjen. Zyberaj u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të

Jetlir Zyberaj ka reaguar pas hapjes së Ambasadës së Shqipërisë në Nairobi, duke e quajtur një hap historik që vjen pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Kenia. Ai theksoi rolin kyç të ish-Presidentit Behgjet Pacolli në këtë proces dhe falënderoi Kryeministrin Edi Rama për mbështetjen.
Zyberaj u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të hapin urgjentisht Ambasadë në Kenia, duke e cilësuar këtë një nevojë strategjike për përfaqësim ndërkombëtar dhe forcim të shtetësisë.
“Nairobi është një nga qendrat më të rëndësishme politike dhe ekonomike në Afrikë. Prandaj, i bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që urgjentisht të hapin Ambasadën e tyre në Kenia, duke e vendosur Kosovën aty ku i takon – në zemër të diplomacisë dhe zhvillimit afrikan”, thuhet në postimin e tij./Gazeta10