Josep Borell në konferencë me Ramën: Shtetet anëtare po e humbin durimin me situatën në Kosovë

Borell në konferencë me Ramën: Shtetet anëtare po e humbin durimin me situatën në Kosovë. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se shtetet anëtare të Unionit janë duke e humbur durimin me situatën në Kosovë, duke thënë se kërkohen veprimet të shpejta për të ulur tensionet. Ai këtë deklaratë e bëri pas […]

Josep Borell në konferencë me Ramën: Shtetet anëtare po e humbin durimin me situatën në Kosovë

Borell në konferencë me Ramën: Shtetet anëtare po e humbin durimin me situatën në Kosovë.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se shtetet anëtare të Unionit janë duke e humbur durimin me situatën në Kosovë, duke thënë se kërkohen veprimet të shpejta për të ulur tensionet.

Ai këtë deklaratë e bëri pas një takimi me kryeministrin shqiptar Edi Rama, të cilin e falënderoi për “përpjekjet dhe mbështetjen për të gjetur një zgjidhje” për situatën në Kosovë, raporton Gazeta Express.

“E bëra të qartë dhe ky është edhe pozicionimi i shteteve anëtarë – që palët duhet të deeskalojnë situatën dhe të gjejnë një zgjidhje përpara në bazë të një udhërrëfyesi europian që i është propozuar atyre në tavolinë javën e kaluar”, tha Borrell në konferencën e përbashkët për media me Ramën, duke shtuar se kërkohet urgjencë për të shtensionuar situatën.

“Shtetet anëtarë kanë pajtim për këtë urgjencë dhe janë duke e humbur durimin ndaj kësaj situate që po vazhdon dhe kërkohen veprime të menjëhershme”.