Revizioni: Sistemi informatik në Ministrinë e Bujqësisë nuk është rezistent ndaj sulmeve kibernetike

Sistemi informatik në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave nuk është tërësisht i rikuperuar pas sulmit kibernetik të tetorit të vitit të kaluar dhe nuk është në gjendje që t’í marrë të dhënat nga regjistri bujqësor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari. Në Ministri dhe Agjenci përdoren pajisje kompjuterike dhe sisteme operative të […]

Revizioni: Sistemi informatik në Ministrinë e Bujqësisë nuk është rezistent ndaj sulmeve kibernetike

Sistemi informatik në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave nuk është tërësisht i rikuperuar pas sulmit kibernetik të tetorit të vitit të kaluar dhe nuk është në gjendje që t’í marrë të dhënat nga regjistri bujqësor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari. Në Ministri dhe Agjenci përdoren pajisje kompjuterike dhe sisteme operative të vjetra, transmeton Portalb.mk.

Këto janë vetëm disa prej dobësive të cilët i kanë notuar revizorët shtetërorë në raportin e fundit të revizionit për këtë institucion. Ata i kanë verifikuar dobësitë dhe përparësitë në përditshmërinë e regjistrave bujqësorë.

“Mënyra e kontrolleve të regjistrave, mungesa e kuadrit TI dhe këmbimi i dobët i të dhënave institucionale, nuk siguron menaxhim efektiv të ndjekjes dhe menaxhimit të subvencionimit të ekonomisë bujqësore”, thuhet në raportin e Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR).

Revizorët kanë konstatuar se ka qasje jo të njëjtë për evidencën e tokës bujqësore e cila udhëhiqet në mënyrë manuale në tabela në nivel lokal, nuk është e përditësuar në regjistër qendror pas dorëzimit të tabelës-exel, nuk përdoret në tërësi aplikacioni për udhëheqjen me tokë shtetërore, por mungon edhe këmbimi i informatave dhe koordinimi në Ministrinë e Bujqësisë.

Prej atje thonë se Ministrinë e Bujqësisë dhe Agjencinë, mungojnë politika IT dhe procedura dhe janë emëruar zyrtarë pa IT siguri, që mund të sjellë deri te ndarja e roleve dhe qasjes në shfrytëzues deri te sistemet për të cilët nuk janë kompetent.

Në Ministrinë e Bujqësisë dhe Agjencisë, janë plotësuar vetëm 30% e numrit të parashikuar të IT të punësuarve, kështu që sistemet në Ministri dhe Agjenci i administrojnë persona të cilët janë në sektorë dhe reparte të obliguara për funksionimin e regjistrave.

“”Për tejkalimin e gjendjeve të theksuara janë dhënë rekomandime me qëllim që të ndërmerren masa dhe aktivitete nga personat kompetent dhe institucionet, në funksion të vendosjes së politikave efektive për përmirësimin e gjendjeve të konstatuara me administrimin e sistemeve informatike dhe regjistrat”, thuhet në raportin e revizionit.