Juristja kosovare Xhezide Selimi ndryshon emrin në Zana: “Dua emër shqiptar, jo arab”

Juristja kosovare Xhezide Selimi ndryshon emrin në Zana: “Dua emër shqiptar, jo arab”

Juristja e njohur kosovare, Xhezide Selimi, ka vendosur të ndryshojë emrin e saj dhe të quhet Zana.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin Çikat n’Fokus, Selimi tregoi se dëshiron të mbajë një emër shqiptar dhe jo arab. Ajo e lidhi këtë zgjedhje me identitetin e saj dhe dëshirën për t’u përfaqësuar përmes një emri që, sipas saj, pasqyron më mirë rrënjët shqiptare.

Juristja shpjegoi se emrin Xhezide e ka trashëguar nga gjyshja, por tashmë ka zgjedhur që në të ardhmen të identifikohet me emrin Zana.

Deklarata e saj ka nxitur reagime dhe diskutime rreth identitetit kulturor, traditës dhe të drejtës së secilit për të zgjedhur mënyrën se si dëshiron të identifikohet./Lajme javore/


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.