Kadastra kaloi “online”, paralajmëron Rama: Do lirohen shumë vende pune të zëna padrejtësisht

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në eventin e prezantimit të produkteve të para të “Shërbimit Satelitor”. Gjatë fjalës së tij ai foli dhe për Kadastrën, e cila tre ditë më parë kaloi “online”. Kreu i qeverisë paralajmëroi se tani që Kadastra kaloi “online” do të ketë shumë dorëheqje dhe se vendin do e […] The post Kadastra kaloi “online”, paralajmëron Rama: Do lirohen shumë vende pune të zëna padrejtësisht appeared first on Newsbomb Albania.

Kadastra kaloi “online”, paralajmëron Rama: Do lirohen shumë vende pune të zëna padrejtësisht

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në eventin e prezantimit të produkteve të para të “Shërbimit Satelitor”. Gjatë fjalës së tij ai foli dhe për Kadastrën, e cila tre ditë më parë kaloi “online”.

Kreu i qeverisë paralajmëroi se tani që Kadastra kaloi “online” do të ketë shumë dorëheqje dhe se vendin do e zënë persona që e meritojnë, duke shtuar se punonjësit do të kenë dhe rritje rrogash.

“Shqipëria sot është vend lider në Ballkanin Perëndimor në dy aspekte, në një sistemin e përgjithshëm të mbrojtjes që ka 5 element, tokën , detin, ajrin, hapësirën dhe sferën kibernetike. Në të pesta këto ne jemi të pranishëm me fuqinë relative në raport me atë që duam të arrijmë. Jemi të pranishëm me një vizion se ku duam të shkojmë. Në anën tjetër Shqipëria është e njohur nga institucionet ndërkombëtare sa i përket shërbimeve publike. Më vjen mirë që kemi hequr një barrë të tmershme nga shpina sa i përket titujve të pronësisë duke kaluar në një fazë të re dhe shumë të avancuar të digjitalit.

Kemi hyrë ku para 48 orësh, Agjencia e Kadastrës ka kaluar në një sistem të dixhitalizuar. Mesa kujtoj ka krijuar një konfuzion të madh te individët e mësuar që i trajtojnë kërkesat e qytetarëve si mundësi për të ushtrua pushtetin e tyre të vogël që kthehet në një pushtet absolut mbi qytetarët. Por nuk ka ndonjë problematike të madhe në kolaudimin e këtij procesi.

Dje më çonte një screenshoot të një bisedë me një drejtor, që fliste për një dosje. Ai thoshte; si të ndihmoj unë mor vëlla kur në pronat tona na del Bulqiza e Gramshit dhe jo të qytetet e tyre dhe se po iknin punonjësit. Po ata ndoshta ikin se nuk iu vjen ndonjë copë e majme. Kjo është mundësi e madhe për të gjithë ata të rinj të shkolluar që të shërbejnë për shtetin, me paga konkurruese për tregun, siç do të jenë ato të Kadastrës. E kam shumë të qartë se në Kadastër do të na lirohen shumë vende të zëna padrejtësisht”, tha Rama.

The post Kadastra kaloi “online”, paralajmëron Rama: Do lirohen shumë vende pune të zëna padrejtësisht appeared first on Newsbomb Albania.