“Kadastra kthehet në makineri digjitale”, Rama qytetarëve: Nga e hëna askush të mos shkojë në zyra

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se duke nisur nga dita e hënë, 3 korrik, Kadastra nuk do të jetë më e disponueshme për qytatrët. Gjatë prezantimit të reformës së re për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, kreu i qeverisë tha se kanë bërë shumë përpjekje për ta ndryshuar sistemin e marrjes së titullit të pronësisë, mirëpo […] The post “Kadastra kthehet në makineri digjitale”, Rama qytetarëve: Nga e hëna askush të mos shkojë në zyra appeared first on Newsbomb Albania.

“Kadastra kthehet në makineri digjitale”, Rama qytetarëve: Nga e hëna askush të mos shkojë në zyra

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se duke nisur nga dita e hënë, 3 korrik, Kadastra nuk do të jetë më e disponueshme për qytatrët.

Gjatë prezantimit të reformës së re për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, kreu i qeverisë tha se kanë bërë shumë përpjekje për ta ndryshuar sistemin e marrjes së titullit të pronësisë, mirëpo deri më tani nuk ka patur rezutlate.

Rama i bëri thirrje qytetarëve që duke filluar nga dita e hënë mos paraqiten në zyrat e Kadastrës, pasi askush nuk do u kthejë përgjigje dhe çdo procedurë do të duhet ta bëjnë përmes “E-albania”.

“Ju bëj thirrje mos shkojnë në Kadastër sepse nuk i pret askush, njësoj siç nuk shkojnë në Bankën e Shtetit se nuk i pret njeri edhe në Kadastrën e shtetit nuk do i presë njeri. Kadastra është një dritare përmes e-albania. Aty bëhen aplikimet, aty merr përgjigjet aty vjen dokumenti i pandryshueshëm i pamanipulueshëm. Dhe jo vetëm kaq por sistemi do të jetë i tillë që çdo njeri i interesuar të marrë përgjigje do të shohë se ku është ecuria e procesit”, tha kryeministri Rama, teksa më tej u kërkoi falje të gjithë shqitparëve të cilët kanë kaluar në zinxhirin e torturave në Kadastër.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:

Si çdo bankë, Kadastra nuk është një fole për qoka, për njerëz që nuk kanë lidhje me atë punë. Kadastra është penguar në radhë të parë nga ju, kur them nga ju nuk kam ndërmend secilin prej jush personalisht, por atë që ju përfaqëson, deputetë, ministra, kryetarë bashkish.

 E vërteta tjetër është se e shkuara e tmerrshme me harta të konsumuar nga palosjet dhe shpalosjet me tituj pronësie të lëvizshëm sipas interesave dhe me mbivendosje pronash nga papërgjegjshëmria e plotë që është karakteristika numër 1 e personave që futen në një mision jo për të bërë misionin, apo dhe e personave që edhe kur duan ta bëjnë punën janë injorantë, ka bërë që ne të trashëgojmë situatën më katastrofike në Evropë.

Ne jemi në kushte kur smund të themi që kem iarritur atë që duhej, përkundrazi kemi parap ara syve tanë tën dodhin çudira me pronat e shqiptarëve. Padiskutim që aktori kryesor i gjithë kësaj historie tëzymtë është korrupsioni paraja, por ajo shprehja kur gjenerali shkul një mollë ushtarët marrin gjithm pemën ka bërë që përshkak se influenca politike mbbi Kadastrën e deputetëve e kryetarëve të bashkive ka qenë shumë e pranishme atëhere të tjerët kanë bërë 1000fishin e asaj që kanë qenë të detyruar nag lidhejt miqësore, familajre, klanore, ti bëjnë për njërin-apo për tjetrin. Unë dua ta them me gojën plot dhe kokën ulur se sot është dita për ti kërkuar një ndjesë shumë të madhe në emër të PS të gjithë atyre shqiptarëve që kanë kaluar në zinxhirin e torturave në Kadastër. Kjo ndjesë është ndjesa e kryetarit të një partie fajtore dhe natyrisht nuk është e gjithë aprtia por është udheheqja e partisë që ka dhënë shembullibn më të shëmtuar për të gjithë të tjerët. Që u ka thënë të tjerëve qse kjo bankë është një han me shtatë porta ku nga porta kryesore futen udhëheqësit dhe pastaj nga portat e tjera futen të gjitha llojet e tjera. Dallëndyshja përmendi kërcënime

Kjo ndjesë është një ndjesë që mezi kam prituar ta bëj, por nuk ek am bërë më parë sepse e kam ditur që e nesërmja do të jetë njësoj dhe ngaqe e kam menduar këtën djesë sa herë kam menduar për Kadastrën mezi kam pritur që të vijë dita

Ditën e hënë në 3 korrik Kadastra nuk është më eksuesueshme për publikun dhe asnjë tjetër. Nga e hëna askush smund të bëjë asgjë në Kadastër, sepse askush brend në Kadastër nuk do të mund tju përgjigjet, asnjë nga kushërinjtë që keni në Kadastër nuk do tju ëprgjigjet, asnjë nga miqtë e miqve sepse nuk do kenë asgjë në dorë. Nga 3 korriku Kadastra do të jetë një makineri digjitale Kanë kërkuar të largohen punonjësit pasi nuk kanë mundësi të bjnë asgjë tjetër përveç të bëjnë punën e tyre nuk e devijojnë dot në asnjë drejtim sipas dëshirës.  

Ju bëj thirrje mos shkojnë në kadastër sepse nuk i pret askush, njësoj siç nuk shkojnë në bankën e shtetit se nuk i pret njeri edhe në Kadastrën e shtetit nuk do i presë njeri. Kadastra është nëj dritare përmes e-albania. Aty bëhen aplikimet, aty merr përgjigjet aty vjen dokumenti i pandryshueshëm i pamanipulueshëm. Dhe jo vetëm kaq por sistemi do të jetë i tillë që çdo njeri i interesuar të marrë përgjigje do të shohë se ku është ecuria e procesit.

 

 

 

The post “Kadastra kthehet në makineri digjitale”, Rama qytetarëve: Nga e hëna askush të mos shkojë në zyra appeared first on Newsbomb Albania.