Kanosën një 28-vjeçar për t’iu kthyer borxhin, në pranga njëri prej autorëve, në kërkim bashkëpunëtori tjetër

Kanosën një 28-vjeçar për t’iu kthyer borxhin, në pranga njëri prej autorëve, në kërkim bashkëpunëtori tjetër

Një 34-vjeçar është vënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Fierit këtë të mërkurë, pasi kanë kanosur një shtetas 28-vjeçar, rezident në Itali, duke pretenduar se ky i fundit u kishte borxh.

Sipas raportimit të policisë, në pranga ka rënë F. S. (H.), 34 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, R. M. (F.), 37 vjeç, të dy me precedentë të mëparshëm penalë.

Të dy personat po i merrnin 28-vjeçarit dy automjete në këmbim të borxhit, ku gjatë arrestimit, 34-vjeçarit iu gjet një armë neuroparalizuese.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 28-vjeçari, se ishte kanosur nga 2 shtetas, për dhënien e një shume parash, finalizuan operacionin e koduar “Këmbimi”, në kuadër të të cilit, u vu në pranga shtetasi F. S.(H.), 34 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. M.(F.), 37 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë kanosur 28-vjeçarin që t’iu jepte shumën e parave që pretendonin se iu kishte borxh. Në këmbim, 28-vjeçari ka udhëzuar vëllanë e tij, për t’i dhënë në Lushnjë, 34-vjeçarit, 2 automjete.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 37-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Kanosën një 28-vjeçar për t’iu kthyer borxhin, në pranga njëri prej autorëve, në kërkim bashkëpunëtori tjetër appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.