Kapet në Drenas kosovari i kërkuar me urdhërarrest nga Austria
Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar. I dyshuari është kapur mbrëmë në Drenas. Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti kërkohej në bazë të urdhëresës së lëshuar nga autoritetet e Austrisë, nën dyshimet për përfshirje në veprime të kundërligjshme. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, Prokurori i Shtetit

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar. I dyshuari është kapur mbrëmë në Drenas.
Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti kërkohej në bazë të urdhëresës së lëshuar nga autoritetet e Austrisë, nën dyshimet për përfshirje në veprime të kundërligjshme.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.
Brenda afatit ligjor, do të ndërmerren veprimet e nevojshme për ekstradimin e tij