Kapet me 200 mijë euro në Tabanoc, ja kush është personi?

Në pikën kufitare të Tabanocit, te një shtetas hungarez janë zbuluar 200.000 euro, të cilat ai ishte përpjekur t’i fuste ilegalisht në Maqedoninë e Veriut, njoftoi Drejtoria e Doganave.
Për shkak të dyshimeve, automjeti i tij u përzgjodh për kontroll. Gjatë kontrollit të detajuar, në një çantë të zezë prej pëlhure, të vendosur mes ulëseve pranë levës së ndërrimit të shpejtësive, u gjetën 65.000 euro, transmeton portali Lideri.mk.
Gjatë kontrollit të mëtejshëm, në një çantë shpine që ndodhej në ulësen e pasme të automjetit, nën një kompjuter, u zbulua një çantë e vogël e zezë me 37.650 euro.
Ndërkaq, në një valixhe të vendosur gjithashtu në ulësen e pasme, mes rrobave, u gjet edhe një çantë tjetër e zezë me 97.350 euro.
Nga shuma e përgjithshme prej 200.000 eurosh, të cilat nuk ishin deklaruar në doganë, pasagjerit i janë kthyer 10.000 euro, në përputhje me Ligjin për operacionet valutore. Pjesa tjetër, prej 190.000 eurosh, është mbajtur nga autoritetet doganore, me dëshmi për mbajtjen e mjeteve financiare.
Kundër personit është paraqitur kallëzim përkatës për kundërvajtje, njoftoi Drejtoria e Doganave.
The post Kapet me 200 mijë euro në Tabanoc, ja kush është personi? appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



