“Kapsula e kohës” e Lady D/ Zbulohet para kohe kutia e princeshës, me objekte të vitit ‘91
Kapsula e kohës u bë, mbi 60 vite para kohe. Kuratorja e saj? E ndjera princeshe Diana. Lady D, sëbashku me dy të mitur mblodhën objekte përfaqësuese të vitit 1991, i bashkuan në një kuti druri e cila u gropos për të shënuar gurin e parë të themelit të spitalit Great Ormond, i cili u [...]Read More...

Kapsula e kohës u bë, mbi 60 vite para kohe. Kuratorja e saj? E ndjera princeshe Diana. Lady D, sëbashku me dy të mitur mblodhën objekte përfaqësuese të vitit 1991, i bashkuan në një kuti druri e cila u gropos për të shënuar gurin e parë të themelit të spitalit Great Ormond, i cili u inaugurua në vitin 1994.
Projekti përfshiu dhe dy të mitur, David 11 vjeç dhe Sylvia 9 vjeç, të cilët sot janë respektivisht 45 dhe 43 vjeç. David dhe Sylvia ndihmuan princesh Dianën të përzgjedh objektet e denja për të përfaqësuar vitin 1991.
Kjo kapsule e sapohapur na kthen pas në kohe. Në të gjendeshin CD e albumit “Rhythm of Love” nga artistja australiane Kylie Minogue, një makine llogaritëse me energji diellore, një televizor xhepi me antene te ngjitur, botimi i asaj dite i gazetës “The Times”, fotografi te Lady D dhe mbretëreshe Viktorias, një koleksion me monedha britanike dhe një enë e mbyllur që përmbante 5 fara nga lloje të ndryshme pemësh.
Kjo kapsule ishte planifikuar te zhgroposej ne vitin 2091, mirëpo i hapi vendin ndërtimit të një tjetër qendre shëndetësore për trajtimin e fëmijëve të cilët vuajnë nga sëmundja e rëndë e kancerit.
Princeshe Diana ishte president e spitalit Great Ormond në Gosh dhe e kishte vizituar shpesh deri në ndarjen e saj të papritur nga jeta në vitin 1997.
Edhe princesha Alexandra në vitin 1872 ka groposur një kapsule kohë në një ceremoni të ngjashme në Mbretërinë e Bashkuar, mirëpo kutia nuk është gjetur kurrë.
/abcnews.al/