Nga karburantet te ushqimet: Çmimet “shpërthejnë” në mars

Nga karburantet te ushqimet: Çmimet “shpërthejnë” në mars

Çmimet në Kosovë kanë shënuar rritje të re gjatë muajit mars 2026, duke reflektuar vazhdimin e presionit mbi koston e jetesës së qytetarëve.

Sipas të dhënave më të fundit, inflacioni vjetor ka arritur në 6.7%, ndërsa inflacioni mujor është regjistruar në 1.5% krahasuar me muajin shkurt. Rritja mujore është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i karburanteve dhe lubrifikantëve për transport personal, si dhe nga rritja e çmimeve të produkteve ushqimore si perimet, mishi dhe pemët.

Ndikim në indeksin e përgjithshëm të çmimeve kanë pasur sidomos karburantet, të cilat kanë shënuar rritje të lartë, ndërsa shtrenjtimi i ushqimeve bazë po vazhdon të rëndojë buxhetin e familjeve kosovare.

Megjithatë, në disa kategori është regjistruar rënie e çmimeve, përfshirë energjinë elektrike dhe disa lëndë djegëse, por kjo nuk ka mjaftuar për të ndalur trendin e përgjithshëm të rritjes së inflacionit.

Burimi i lajmit:orainfo.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.