Kjo kategori paralajmëron grevë nga 1 shtatori

Kjo kategori paralajmëron grevë nga 1 shtatori

Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme në Prishtinë kanë paralajmëruar grevë nga data 1 shtator për shkak të mos ekzekutimit të pagesave për muajin korrik.

Lajmin e ka njoftuar, kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi.

Në njoftim thuhet se me diskutimin e të gjithë kryetarëve të shoqatave u dakordua që nëse pagesat e punëtorëve nuk janë në llogaritë e tyre bankare deri më 31 gusht 2026, nga 1 shtatori do të fillohet me grevë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.