Katër kandidatë për Bërvenicën, a do të jetë “nxehja” e madhe për parlamentaret

Katër kandidatë për Bërvenicën, a do të jetë “nxehja” e madhe për parlamentaret

Jakup Huseini nga VLEN, Arkin Jahiji nga BDI, Stojanço Radiçevskin nga VMRO-DPMNE dhe Jovica Radevskin nga LSDM, do të jenë kandidatët që do të kërkojnë besimin e qytetarëve për të marrë drejtimin e Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e caktuara për më 18 tetor.

Këto zgjedhje po mbahen për shkak të vdekjes së papritur të kryetarit të mëparshëm, Jovica Ilievski.

Kandidati i BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët për kryetar të Bërvenicës, Arkin Jahiji, është këshilltar shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë.

Nga koalicioni VLEN për kandidatin e tyre Jakup Huseini deklaruan se është magjistër i shkencave juridike dhe për momentin punon në Komunën e Bërvenicës.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE e ka dorëzuar zyrtarisht kandidaturën e Radiçevskit në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Ndërkaq, nga LSDM informuan se kandidati i tyre Jovica Radeski vjen nga sektori privat dhe “të gjithë përvojën e tij të punës ia ka përkushtuar qytetarëve, si veteriner dhe si këshilltar”.

Ky proces zgjedhor lokal në Bërvenicë po shihet nga opinioni si një testim i rëndësishëm i forcave politike dhe si një “para-nxehje” e mundshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të paralajmëruara në vend.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.