Katër viktima nga një aksident ajror në Londër

Katër persona kanë humbur jetën pas një aksidenti ajror të ndodhur të dielën në Aeroportin Southend, në Londër, raportoi agjencia e lajmeve PA. Ngjarja tragjike ndodhi gjatë orëve të pasdites, ndërsa shkaqet e rrëzimit të avionit të vogël mbeten ende të paqarta. Menjëherë pas përplasjes, mjeti fluturues shpërtheu në flakë. Autoritetet vendase kanë nisur një [...]Read More...

Katër viktima nga një aksident ajror në Londër

Katër persona kanë humbur jetën pas një aksidenti ajror të ndodhur të dielën në Aeroportin Southend, në Londër, raportoi agjencia e lajmeve PA. Ngjarja tragjike ndodhi gjatë orëve të pasdites, ndërsa shkaqet e rrëzimit të avionit të vogël mbeten ende të paqarta. Menjëherë pas përplasjes, mjeti fluturues shpërtheu në flakë.

Autoritetet vendase kanë nisur një hetim të plotë për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Policia e Essex-it dhe Shërbimi i Ambulancës reaguan menjëherë ndaj thirrjeve për ndihmë, pas raportimeve se një avion rreth 12 metra i gjatë ishte përplasur në tokë.

Kompania Zeusch Aviation, e cila operon nga Aeroporti Lelystad në Holandë, konfirmoi se fluturimi SUZ1 ishte përfshirë në aksidentin e ndodhur. Sipas faqes zyrtare të kompanisë, avioni përdorej për fluturime mjekësore, duke transportuar pacientë ose organe për transplant.

Dega për Hetimin e Aksidenteve Ajrore (AAIB) ka hapur një hetim zyrtar dhe ka dërguar një ekip multidisiplinar në vendngjarje, që përfshin ekspertë nga fusha të ndryshme si operacionet ajrore, faktorët njerëzorë, inxhinieria dhe analizimi i të dhënave të regjistruara.

Dëshmitarë okularë kanë rrëfyer për mediat britanike momentet dramatike të aksidentit. “Piloti u rrotullua me kokë poshtë dhe avioni u përplas në tokë. Ishte në ajër vetëm për disa sekonda përpara se të shpërthente në flakë. Ishte zjarr dhe tym gjithandej. Fatmirësisht, vajza ime nuk po shikonte drejt avionit në atë moment,” tha një dëshmitar./abcnews.al