Kendall Jenner gati për të braktisur famën: Më pëlqen jeta normale

Kendall Jenner është gati për të jetuar larg famës. 29-vjeçarja ka rrëfyer se është gati që ta lërë karrierën e saj si modele dhe të largohet njëherë e mirë nga prozhektorët duke u përqendruar te pasioni i saj i vërtetë: dekorimi i shtëpive. Në një intervistë për Vogue, supermodelja, e cila është rritur në sytë […]

Kendall Jenner gati për të braktisur famën: Më pëlqen jeta normale

Kendall Jenner është gati për të jetuar larg famës.

29-vjeçarja ka rrëfyer se është gati që ta lërë karrierën e saj si modele dhe të largohet njëherë e mirë nga prozhektorët duke u përqendruar te pasioni i saj i vërtetë: dekorimi i shtëpive.

Në një intervistë për Vogue, supermodelja, e cila është rritur në sytë e publikut për shkak të familjes së saj Kardashian-Jenner, tha se “nuk e ka shumë qejf”.

“Betohem në Zot, do lë gjithçka dhe thjesht do të dizenjoj shtëpi. Nuk tallem. Më pëlqen shtëpia ime në Los Anxheles, por më pëlqen vërtet jeta e thjeshtë. Më pëlqen të zgjohem çdo mëngjes, të vesh një kostum banje apo tuta, pa grim dhe thjesht ta kem ditën të lirë. Mendoj shumë për të ardhmen, por përpiqem të mos bëj plane sepse dihet që unë planifikoj.”

Kendall shtoi se i pëlqen të rrijë në shtëpi dhe “të ndihet normale” në ditët kur nuk sfilon në pasarelë.

“Më pëlqen të shkoj në garat e kuajve e veshur si të gjithë, të kem kokoren, syzet dhe uniformën dhe të konkurroj me një emër tjetër”, tha ajo.