Këngë ‘Albania’ kushtuar ekipit kombëtar të Shqipërisë, hit i padiktueshëm në Evropë

Kënga titulluar “Albania” e cila i kushtohet ekipit kombëtar të Shqipërisë e interpretuar nga Capital T, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Euro 2024, duke kapur vëmendjen e miliona dëgjuesve në të gjithë Evropën. Me një shifër prej 12 milionë klikimeve vetëm në platformën YouTube, kjo këngë jo vetëm që e ka përcell  ekipin […] The post Këngë ‘Albania’ kushtuar ekipit kombëtar të Shqipërisë, hit i padiktueshëm në Evropë appeared first on Albanian News.

Këngë ‘Albania’ kushtuar ekipit kombëtar të Shqipërisë, hit i padiktueshëm në Evropë

Kënga titulluar “Albania” e cila i kushtohet ekipit kombëtar të Shqipërisë e interpretuar nga Capital T, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Euro 2024, duke kapur vëmendjen e miliona dëgjuesve në të gjithë Evropën.

Me një shifër prej 12 milionë klikimeve vetëm në platformën YouTube, kjo këngë jo vetëm që e ka përcell  ekipin kombëtar të Shqipërisë në turneun e madh europian, por ka bërë që të dëgjohet edhe nëpër stadiume dhe media në të gjithë kontinentin.

Nëpërmjet melodisë dhe tekstit, kënga sjell në vëmendje edhe unitetin dhe pasionin e tifozëve shqiptarë, shkruan Albanian News 

Spoti i kësaj kënge prezanton ekipin kombëtar të Shqipërisë në një ambient frymëzues, me lojtarët që përfaqësojnë me krenari kombin e tyre dhe kulturën futbollistike të vendit. Ky moment është bërë një ndërthurje perfekte midis artit dhe sportit, duke e bërë këngën “ALBANIA” një simbol të suksesit dhe unitetit kombëtar në Evropë.

Kjo këngë e intrepetuar nga super artisti Capital T, ka zënë një vend të veçantë në zemrat e shqiptarëve dhe në skenën evropiane, duke e promovuar kulturën dhe bukuritë e Shqipërisë në mënyrën më frymëzuese dhe të përsosur.

The post Këngë ‘Albania’ kushtuar ekipit kombëtar të Shqipërisë, hit i padiktueshëm në Evropë appeared first on Albanian News.