Këngëtari shqiptar pësoi paralizë faciale, ja si është gjendja e tij
Këngëtari i njohur, Kelly, ka ndarë një lajm të mirë me fansat e tij, pas disa muajsh mungesë në skenën muzikore për shkak të problemeve shëndetësore. Pak kohë më parë, ish-banori i “Big Brother VIP 4” zbuloi se ishte prekur nga një paralizë faciale, e cila i kishte ndalur gjysmën e fytyrës dhe qafës, duke […]

Këngëtari i njohur, Kelly, ka ndarë një lajm të mirë me fansat e tij, pas disa muajsh mungesë në skenën muzikore për shkak të problemeve shëndetësore.
Pak kohë më parë, ish-banori i “Big Brother VIP 4” zbuloi se ishte prekur nga një paralizë faciale, e cila i kishte ndalur gjysmën e fytyrës dhe qafës, duke prekur gjithashtu edhe kordat zanore.
Kjo gjendje e papritur e kishte detyruar të tërhiqej nga koncertet dhe aktivitetet publike, duke lënë ndjekësit e tij të shqetësuar.
Por së fundmi, Kelly ka publikuar një video në “Instagram”, ku është shfaqur dukshëm më mirë, duke treguar se procesi i shërimit po ecën më shpejt se sa kishte pritur.
“Jam në fazën e rikuperimit, që ka ndodhur në një kohë rekord. Shpresoj të shihemi së shpejti në projekte të reja”, ka thënë këngëtari i njohur, duke i dhënë shpresë fansave që mezi presin rikthimin e tij në muzikë
Screenshot