Kërçeli shpreh mbështetje për krerët e UÇK-së, mohon se ia shkroi fjalimin Gecit

Kërçeli shpreh mbështetje për krerët e UÇK-së, mohon se ia shkroi fjalimin Gecit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka reaguar publikisht pasi emri i tij u përfshi në deklaratën skandaloze të Fatos Gecit lidhur me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Sipas Nehat Gecit, xhaxhai i deputetit të partisë “Guxo”, fjalim të cilin ai e lexoi në Kuvend dy ditë më parë, ishte shkruar nga deputeti i VV-së.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Kërçeli thotë se Geci ka treguar se fjalimin e ka shkruar vetë, ndërsa ritheksoi mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së.

“Për krerët e UÇK-së në Hagë, i kam vizituar në vitin e parë të paraburgimit, në dy protesta kam bërë thirrje publike për pjesëmarrje, por kam marrë pjesë edhe vetë. E lutem sot e dje e çdo ditë, që sa më parë të lirohen e të kthehen pranë familjarëve të tyre”, shprehet deputeti i VV-së.

Burimi i lajmit:orainfo.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.