Rama kërcënon prindërit dhe pedagogët: Kush është vënë në dispozicion të këtij plani, do të paguajnë!

Rama kërcënon prindërit dhe pedagogët: Kush është vënë në dispozicion të këtij plani, do të paguajnë!

Rama kërcënon prindërit dhe pedagogët: Kush është vënë në dispozicion të këtij plani, do të paguajnë!
Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar se kushdo që është vënë në dispozicion të “plani qorrazi”, duke referuar protestës studentore, do të paguajnë.

Në konferencën për mediat, ai deklaroi se prindërit që nuk mbrojnë fëmijët e tyre të mitur dhe i nxjerrin në rrugë, do të përballen me faturën financiare të dëmeve të shkaktuara.

Sipas tij, edhe të rinjtë që kanë ushtruar dhunë ndaj efektivëve të policisë do të penalizohen, duke mos marrë arsim falas dhe bursa.

“Kush i është vënë në dispozicion të këtij plani qorrazi do të paguajnë. Iu them të gjithë atyre familjeve të të miturve do të paguani në rast se nuk do të mbani përgjegjësinë tuaj për ata fëmijë, në rast se nuk dini t’i mbroni fëmijët tuaj dhe i lini rrugëve nga 13-16 vjeç që të marrin rolin e mburojës së atyre të tjerëve që janë mbrapa atëherë fatura financiare për të gjithë ato dëme do t’iu përndjekë deri në fund.

Iu them të gjithë atyre të tjerëve që ikin nga shkolla për të dhunuar policinë, që nuk do të kthehen në shkollë normalisht pa pasoja administrative për këtë. Nuk do të kenë arsim falas ata studentë që dalin e dhunojnë policinë. Nuk do të kenë bursa dhe mbështetje financiare nga shteti nëse do të vazhdojnë universitetin pasi kanë hedhur gurë ndaj prindërve të fëmijëve të tjerë të Shqipërisë. Asnjë kokërr leku nuk do të marrin ata nga taksat e shqiptarëve për asgjë.”, tha ai./Bota Sot/


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.