Kërkimfalja e Bashës, OVL-UÇK: Nuk mjafton, kryeparlamentari të shkarkohet menjëherë

Organizatat e dala nga lufta kanë reaguar ndaj kërkim-faljes së kryetarit të Kuvendit, Dimal Bashës, për artikullin anti-UÇK, në të cilin ai është bashkautor. Në reagimin e tyre thuhet se kërkimfalja e kryeparlamentarit nuk mjafton. Ndër të tjera OVL e UÇK-së bën të ditur se qëndrimi i tyre mbetet i qartë, që Dimal Basha të

Kërkimfalja e Bashës, OVL-UÇK: Nuk mjafton, kryeparlamentari të shkarkohet menjëherë

Organizatat e dala nga lufta kanë reaguar ndaj kërkim-faljes së kryetarit të Kuvendit, Dimal Bashës, për artikullin anti-UÇK, në të cilin ai është bashkautor. Në reagimin e tyre thuhet se kërkimfalja e kryeparlamentarit nuk mjafton.

Ndër të tjera OVL e UÇK-së bën të ditur se qëndrimi i tyre mbetet i qartë, që Dimal Basha të shkarkohet menjëherë nga posti i Kryetarit të Kuvendit.

“Qëndrimet e shprehura në punimin e tij shkencor të vitit 2012, ku është cenuar lufta jonë çlirimtare dhe UÇK-ja, bien ndesh me betimin kushtetues që ai ka dhënë si deputet dhe Kryetar i Kuvendit, si dhe me respektin ndaj themeleve të shtetit tonë, të ngritura mbi sakrificën e Dëshmorëve dhe Luftëtarëve të lirisë”.

“Për këtë arsye, qëndrimi ynë mbetet i qartë: Dimal Basha duhet të shkarkohet menjëherë nga posti i Kryetarit të Kuvendit. Jemi në pritje të iniciativës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilëve tashmë u kemi drejtuar një kërkesë zyrtare për këtë çështje”, thuhet në reagim.

Ndryshe, pas mbledhjes së Kryesisë, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha kërkoi falje dhe tha se ka qenë i pavëmendshëm në kohën kur ishte student, dhe se punimin ku shkruhet kundër UÇK-së, nuk e kishte lexuar. Ai tha se ka dërguar një email përmes të cilës ka kërkuar që t’i hiqet emri nga punimi.

Në artikullin më poshtë i gjeni detajet.

Artikulli për UÇK-në, Basha kërkon falje: Isha i pavëmendshëm, kurrë s’e kam lexuar