Kërkohej për tentim vrasje, vetëdorëzohet në polici

Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot është vetëdorëzuar në polici i dyshuari për veprën penale ‘’Vrasje e rëndë në tentativë’’. Në njoftimin e Policisë, është njoftuar edhe se i dyshuari ka dorëzuar edhe armën me tre fishkë, me të cilën dyshohet se edhe e ka kryer veprën penale. Tutje nga policia po ashtu theksohet

Kërkohej për tentim vrasje, vetëdorëzohet në polici
Kërkohej për tentim vrasje, vetëdorëzohet në polici

Kërkohej për tentim vrasje, vetëdorëzohet në polici

Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot është vetëdorëzuar në polici i dyshuari për veprën penale ‘’Vrasje e rëndë në tentativë’’.

Në njoftimin e Policisë, është njoftuar edhe se i dyshuari ka dorëzuar edhe armën me tre fishkë, me të cilën dyshohet se edhe e ka kryer veprën penale.

Tutje nga policia po ashtu theksohet se, i dyshuari është intervistuar nga hetuesit, nën prezencën e avokatit mbrojtës.

Komunikata:

Vetёdorёzohet i dyshuari për veprën penale “ Vrasje e Rendë nё Tentativë”

Pejë, 2 dhjetor 2026

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Pejë, më datën 22.12.2025, rreth orës 13:50, është informuar se në rrugën “Ahmet Gjikolli”, në Pejë, kishte ndodhur njё plagosje dhe njё person ёshtё lënduar.

Njësitët policore janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes, aty ёshtё hasur viktima i cili ishte i plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti menjёherё ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas nё QKUK-Prishtinё pёr tretman mjekёsor.

I dyshuari i kёtij rasti ёshtё larguar nga vendi i ngjarjёs nё drejtim tё panjohur, nё vendin e ngjarjёs nga hetuesit janё gjetur dhe sekuestruar tri (3) gёzhoja.

Hetuesit e sektorit rajonal pёr hetime DRP-Pejё, kanё punuar intensivisht pёr kapjen e personit tё dyshuar, gjithashtu me autorizim tё prokurorit tё shtetit ёshtё lёshuar edhe kёrkesё pёr bashkëpunim me qytetarёt.

Sot me datёn 02.01.2026 rreth orёs 12:00, i dyshuari ёshtё vetёdorёzuar, i njëjti ka dorёzuar edhe armёn se bashku me tre (3) fishek, me tё cilёn dyshohet se kishte kryer veprën penale, i njëjti nё prezencёn e avokatit mbrojtёs ёshtё intervistuar nga Hetuesit dhe me aktvendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.