Kërkohet paraburgim për një nga të arrestuarit në operacionin “Qielli i thyer”

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka kërkuar paraburgim për Agim Rexhepin, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Qielli i thyer”. Në njoftimin e PSRK-së thuhet se ai është arrestuar nën dyshimet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e

Kërkohet paraburgim për një nga të arrestuarit në operacionin “Qielli i thyer”

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka kërkuar paraburgim për Agim Rexhepin, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Qielli i thyer”.

Në njoftimin e PSRK-së thuhet se ai është arrestuar nën dyshimet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Po ashtu bëhet e ditur se personi në fjalë po hetohet edhe për veprën penale “Shpërlarja e parave” në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimit të parave.

“A. R dyshohet ndër të tjera se ka tentuar të bëjë tjetërsimin e pronave për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë dobi pasurore e fituar me veprat penale me qëllimin të shmang procedurën e konfiskimit në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.