Këshilli Gjyqësor, dy anëtarët e rinj dhanë betimin solemn në Kuvend

Edhe pse së fundmi mandatari për formimin e Qeverisë së re Hristijan Mickovski ka paralajmëruar shkarkimin kolektiv të Këshillit gjyqësor, dy anëtarët të rinj të Këshillit Gjyqësor, Isamedin Limani nga The post Këshilli Gjyqësor, dy anëtarët e rinj dhanë betimin solemn në Kuvend appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Këshilli Gjyqësor, dy anëtarët e rinj dhanë betimin solemn në Kuvend

Edhe pse së fundmi mandatari për formimin e Qeverisë së re Hristijan Mickovski ka paralajmëruar shkarkimin kolektiv të Këshillit gjyqësor, dy anëtarët të rinj të Këshillit Gjyqësor, Isamedin Limani nga Gjykata Supreme dhe Aleksandar Kambovski nga Gjykata e Apelit në Manastir dhanë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

Që të dy porositën se askush nuk duhet të përzihet në punën e pushtetit gjyqësor. Drejtpërdrejt nuk komentuan rreth paralajmërimit për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor, por thanë se janë të nevojshme reforma dhe pavarësi e pushtetit gjyqësor.

“Është gjithmonë mirë që gjyqësori të jetë i pavarur. Është njëri nga pushtetet në vend. Siç janë të pavarura pushtetet e tjera, edhe gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe të vendosë vetë për nevojat e veta.”, – deklaroi anëtari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski.

“Sipas dispozitave kushtetuese dhe amendamenteve të miratuara në vitin 2006, gjyqësori është pushtet i pavarur, por kur munden ta ndryshojnë Kushtetutën, munden të sjellin edhe reforma të tjera, siç mendon Kuvendi si kushtetutbërës.”, – theksoi anëtari i Këshillit Gjyqësor, Isamedin Limani.

Në deklaratat e deritanishme publike, Mickoski ka vënë në dukje reformimin e këtij organi të drejtësisë si një nga prioritetet e Qeverisë së ardhshme.

Sipas Ligjit për Këshillin Gjyqësor, anëtarët e Këshillit nga radhët e gjykatësve kanë mandat gjashtëvjeçar, me të drejtë për rizgjedhje të tjera, por pas kalimit të së paku gjashtë viteve nga përfundimi i mandatit të mëparshëm.

The post Këshilli Gjyqësor, dy anëtarët e rinj dhanë betimin solemn në Kuvend appeared first on Flaka, në çdo lajm... .