Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn

Këshilli i Ministrave ka vendosur shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra si kryebashkiak i Tiranës, përcjell albinfo.ch. Ditën e sotme u mbajt mbledhja e qeverisë, e cila zgjati rreth një orë. Një ndër vendimet që u mor ishte dhe ai i shkarkimit të Veliajt nga detyra e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Një ditë më […] The post Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn appeared first on Albinfo.

Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn

Këshilli i Ministrave ka vendosur shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra si kryebashkiak i Tiranës, përcjell albinfo.ch.

Ditën e sotme u mbajt mbledhja e qeverisë, e cila zgjati rreth një orë. Një ndër vendimet që u mor ishte dhe ai i shkarkimit të Veliajt nga detyra e kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Një ditë më parë  prefekti i Tiranës njoftoi Këshillin e Ministrave, për shkarkimin e Veliajt nga Këshilli Bashkiak.

Firma e kryeministrit Rama që zyrtarizon largimin e Erion Veliajt i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë.

Në një mbledhje të zhvilluar dje me ministrat dhe deputetët e kryeqytetit, kryeministri Rama deklaroi se Tirana mund mund të vijojë të qëndrojë pa një kryetar që të drejtojë punët nga zyra.

Ndërkohë, socialistët kanë zgjedhur Ogerta Manastirliun si kandidaten e mazhorancës për bashkinë më të madhe në vend.

The post Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn appeared first on Albinfo.