KFOR: Forca Rezervë Turke dislokohet përkohësisht në Kosovë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se Forca Operative Rezervë nga Turqia ka mbërritur në Kosovë për një dislokim të përkohshëm. Sipas njoftimit, të bërë në faqen zyrtare të KFOR-it në facebook, njësia turke ka marrë detyrat nga Batalioni Multinacional i Forcës Rezervë, në kuadër të planit të rrotacionit të organizuar […] The post KFOR: Forca Rezervë Turke dislokohet përkohësisht në Kosovë appeared first on Albinfo.

KFOR: Forca Rezervë Turke dislokohet përkohësisht në Kosovë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se Forca Operative Rezervë nga Turqia ka mbërritur në Kosovë për një dislokim të përkohshëm.

Sipas njoftimit, të bërë në faqen zyrtare të KFOR-it në facebook, njësia turke ka marrë detyrat nga Batalioni Multinacional i Forcës Rezervë, në kuadër të planit të rrotacionit të organizuar nga Komanda e Forcës së Bashkuar të NATO-s në Napoli, Itali.

Siç bëhet e ditur, në muajt e ardhshëm, ky batalion do të veprojë përkrah njësive të tjera të KFOR-it dhe do të jetë i gatshëm të ndërhyjë në rast të çdo zhvillimi që mund të ndikojë në sigurinë në terren, shkruan albinfo.ch.

“Këto forcime rrisin fleksibilitetin operativ të KFOR-it dhe aftësinë për t’iu përgjigjur situatave të ndryshme të sigurisë,” thuhet në komunikatën e misionit të NATO-s.

The post KFOR: Forca Rezervë Turke dislokohet përkohësisht në Kosovë appeared first on Albinfo.